Ka shkuar në mbi 300 mijë numri i personave të evakuuar nga zjarret masive në Francë e Spanjë

Më shumë se 300,000 mijë persona në Francë dhe Spanjë janë evakuuar nga zjarret që kanë shpërthyer prej ditësh, pasi erërat dhe temperaturat e larta pengojnë përpjekjet për t’i kontrolluar flakët.

Në Valencia të Spanjës autoritetet konfirmuan vdekjen e një personi. Kryeministri Pedro Sançez pranoi se do të ketë “kohë të ndërlikuara përpara”.

“Situata mbetet e ndërlikuar. Parashikimet që kemi tregojnë se na presin orë të vështira, sepse megjithëse temperaturat kanë rënë, ne ende nuk e dimë saktësisht se si do të zhvillohen erërat, sa e fortë do të jetë intensiteti i tyre dhe nëse do të ketë apo jo stuhi të thata si pasojë e këtij zjarri”, deklaroi Pedro Sançez, Kryeministër i Spanjës.

Në Francë, 55,000 persona të tjerë u urdhëruan të evakuoheshin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të strehuar në rreth 250,000 njerëz në rajonet jugperëndimore të Zhironde dhe Landes.

Franca ka mobilizuar ushtrinë e saj për të ndihmuar. Presidenti francez Emanuel Makron tha se Franca do të rindërtohej dhe se qeveria e tij do të qëndronte në zonat e prekura për aq kohë sa është e nevojshme.