QMK: Dy zjarre aktive në Maqedoni

Gjatë gjithë ditës deri në orën 18:00 u regjistruan gjithsej nëntë zjarre në zona të hapura. Nga këto, dy janë ende aktive, një zjarr është nën kontroll dhe pjesa tjetër është shuar, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Zjarri në komunën e Novo Sellës, në rajonin e fshatit Mokrievo, ku u dogj bimësi e ulët, është nën kontroll.

Zjarret e shuar ishin në territorin e komunave Gazi Baba, Gostivar, Koçan, Tearcë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shuto Orizare.