Tensione janë regjistruar sot gjatë seancës së Kuvendit, ku, sipas informacioneve të TS, deputetët e opozitës e larguan Ivan Stoilkoviqin nga Klubi i Deputetëve.
Sipas burimeve të TS, situata u tensionua pasi Stoilkoviqi iu afrua deputetëve të opozitës duke i sharë, gjë që shkaktoi reagime të menjëhershme nga ana e tyre. Megjithatë, pavarësisht atmosferës së tensionuar, në sallën e Kuvendit nuk pati asnjë incident fizik.
Për shkak të zhvillimeve, seanca u ndërpre për një pauzë, me qëllim qetësimin e situatës dhe vazhdimin e punimeve parlamentare.
Pas përfundimit të pauzës, Stoilkoviqi hyri në Klubin e Deputetëve, por deputetët e opozitës reaguan duke e larguar nga ambientet dhe nuk e lejuan të qëndronte aty.
Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar politike në Kuvend, ndërsa incidenti ka tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe të opinionit publik. Deri më tani nuk janë raportuar përplasje fizike, ndërsa pritet të shihet nëse për ngjarjen do të ketë reagime zyrtare nga palët e përfshira.
