Shkëndija e nis me spektakël aventurën evropiane, 5:0 ndaj FC Europa

Shkëndija ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Conference League, duke e mposhtur Europën me rezultat të thellë 5:0 në transfertë.

Serinë e golave e hapi Ndzengue në minutën e 28-të, ndërsa Tamba ishte protagonist me dy gola të realizuar në minutat 52 dhe 75. Fitoren bindëse e vulosën Kryeziu me golin në minutën e 83-të dhe Ibraimi, i cili shënoi në minutën e 88-të.

Me këtë triumf të madh, Shkëndija hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e ardhshme të UEFA Conference League.