Dyfishohet çmimi i parkingjeve në Strugë, reagon BDI

Reagon BDI

Dyfishohet çmimi i parkingjeve në Strugë‼️

Ditën e sotme, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Strugës kaloi edhe turpi i radhës.
Kjo administratë dhe ky koalicion tregoi sërish se nuk i bëhet vonë fare për mirëqënien financiare të qytetarëve të Strugës.

Shtrohen pyetjet: Pse dyfishi?! Pse para sezonit turistik?! Kështu i prisni mërgimtarët?! A kështu mendoni se stimulohet turizmi në Strugë?! Kështu do mbuloni defiçitet financiareve të ndërmarrjeve komunale?!

Zgjidhja e problemeve të parkimit ishte kryefjala e fushatës suaj parazgjedhore. Kjo është zgjidhja juaj?!

Qytetarët duhet të dinë gjithashtu për marrëveshjet dhe pazaret tuaja prapa kuintave dhe për mënyrën klandestine si përpiqeni ti kaloni dhe votoni ato.

Tregojuni qytetarëve se si i kaluat pikat për Autokampin në Livadhishte dhe për rritjen e çmimeve të parkingjeve!
Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën e jo të ngrini akuza aty ku mbarojnë pazaret tuaja të turpit!

Gjithashtu, tregojuni qytetarëve se përse nuk kaloi pika për strehimoren e qenve. Sepse, siç edhe e pranuat në seance, projekti i fisibilitetit kishte mospërputhje flagrante të shifrave me gjendjen faktike.

Ajo që ndodhi sot është për të ardhur keq dhe tregon qartazi paaftësinë tuaj për tu kujdesur për këtë qytet.