Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë njoftojnë se ministri Timço Mucunski gjatë vizitës dyditore në Katar, zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të këtij shteti, ku u konfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë vizitës u nënshkruan tre dokumente: marrëveshja për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale, memorandumi për vendosjen e konsultimeve politike dhe memorandumi për bashkëpunim në fushën e edukimit diplomatik.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, këto dokumente krijojnë një bazë shtesë institucionale për avancimin e marrëdhënieve politike dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
