Stefan Jevtoski dhe Struga Trim Lum nuk kanë vazhduar bashkëpunimin që zgjati për plotë dy vite…
Stefan Jevtoski nuk është më një lojtar i Struga Trim Lum, pasi i njëjti ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Indonezi te skuadra e PSM Makassar.
Jevtoski largohet nga Struga Trim Lum pas një bashkëpunimi dy vjeçar. Ai me skuadrën tonë ishte bashkuar korrikun e vitit 2024, teksa golin e tij të parë “bardhekuq” e kishte realizuar me 31 gusht në ndeshjen kundër AP Brera.

Jevtoski me fanellën e Struga Trim Lum në Ligën e Parë debutoi me 11 gusht të vitit 2024, në duelin ndaj Tikveshit, ndërsa që nga ajo ndeshje zhvilloi edhe 53 ndeshje të tjera në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, duke regjistruar gjithsej 6 gola dhe 7 asistime.
Ndryshe, i njëjti me skuadrën tonë ka luajtur edhe në garat europiane të vitit 2024, kur regjistroi 3 ndeshje, ndërsa edhe 6 ndeshje të tjera luajti në kuadër të Kupës, aty ku kishte realizuar një gol në atë ndeshje gjysmëfinale të Kupës kundër Makedonija GJ.P në sezonin 2024/25, kur kishim arritur deri në finale.
Jevto, të faleminderit për gjithçka në fushë, por edhe për gjithçka jashtë saj. Struga Trim Lum të uron gjithë të mirat në pjesën tjetër të karrierës tënde.
