Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 109-të, miratoi vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit së afat për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, ndërsa Hristina Sofronijoska u zgjodh për zëvendëssekretare të përgjithshme të shtëpisë Ligjvënëse.
Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese u miratua me 60 vota “për” dhe 20 “kundër”.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankulovski, theksoi se ndryshimet e propozuara në ligj janë shqyrtuar me kujdes nga ana e Ministrisë së Financave, dhe gjithashtu theksoi se çfarë përmban ligji.
“Së pari, zhvendosja e këtyre ambienteve për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese nga shkollat fillore dhe të mesme. Ajo që aktualisht e konsiderojmë të zbatueshme dhe që do të japë rezultate për zhvendosjen e tyre nga shkollat është distanca prej 500 metrash, rruga më e sigurt e objektit nga shkolla fillore ose e mesme. Për tutje, reklamat janë të kufizuara ndjeshëm. Nuk do të ketë reklama të ndriçuara. Do të hiqen dhe të rinjtë nuk do të ekspozohen ndaj atij, do të thoja, marketingu agresiv të cilin të gjithë po e dëshmojmë vazhdimisht, që po ndodh para syve tanë”, tha zëvendësministri i Financave.
