Lajm i mirë për ushtarët: Marrëveshja e re kolektive sjell rritje pagash

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, njoftoi se të hënën do të nisin negociatat me sindikatat për një marrëveshje të re kolektive, e cila parashikon rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë.

Sipas tij, duke filluar nga viti i ardhshëm, planifikohet rritja e pagave dhe e pikës për llogaritjen e tyre, ndërsa në vitet në vijim do të ketë edhe rritje shtesë përqindjeje, në përputhje me mundësitë buxhetore.

Misajlovski bëri të ditur se Ministria po punon paralelisht edhe për shlyerjen e detyrimeve të trashëguara, veçanërisht atyre që lidhen me paditë, për të cilat çdo vit paguhen mijëra raste.

Ai shtoi se me ribalancimin e buxhetit, prioritet mbetet mbulimi i borxheve të vjetra, por edhe sigurimi i mjeteve për përmirësimin e kapaciteteve dhe investime të reja në Ushtri.