Mickoski: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve se Maqedonia aktualisht ka çmimet më të ulëta të naftës dhe benzinës në krahasim me vendet e rajonit informon Tetovasot.

Ai theksoi se krahasimet tregojnë diferenca të dukshme në çmimet e derivateve mes Maqedonisë dhe shteteve fqinje, duke shtuar se qeveria ka arritur ta amortizojë krizën energjetike pa krijuar panik dhe me politika të qëndrueshme ekonomike.

“Sot kemi çmimet më të ulëta të derivateve. Dizeli te ne është 1.31 euro, ndërsa benzina 1.36 euro për litër”, deklaroi Mickoski, duke krahasuar çmimet me Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Bosnjën dhe Malin e Zi.

Ai shtoi se ulja e taksave dhe akcizave, si dhe rritja e konsumit, kanë ndikuar në stabilizimin e tregut të karburanteve.

Mickoski theksoi se për momentin nuk parashikohen masa shtesë, pasi sipas tij pritet që çmimet të vazhdojnë të ulen dhe të kthehen në nivelet e fillimvitit.