EKSKLUZIVE: Amir Nuhija drejt Struga Trim Lum, pritet zyrtarizimi!

Sipas informacioneve të siguruara nga Sportmania, mesfushori Amir Nuhija pritet të jetë përforcimi i parë i ri i Struga Trim Lum për sezonin e ri.

Nuhija, i cili deri më tani ishte kapiten i Shkëndija Haraçinë, ka vendosur të mbyllë një kapitull të rëndësishëm pas një sezoni historik me klubin, ku kontribuoi në ngjitjen në Ligën e Parë dhe u shqua me paraqitje të qëndrueshme dhe lidership në fushë.

Në fillim të sezonit të kaluar, ai ishte pjesë e Shkëndijës së Tovës, për të kaluar më pas te Shkëndija Haraçinë, ku në janar firmosi kontratë permanente dhe u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës.

Sezoni i suksesshëm, performancat e mira dhe zhvillimi i tij si lojtar kanë zgjuar interesim nga disa klube në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, pavarësisht ofertave dhe interesimit për rinovim nga klubi aktual, Nuhija ka zgjedhur të bëjë hapin e radhës në karrierë.

Sipas burimeve tona, destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Struga Trim Lum, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët në vijim.