Tragjedi në rrugën Pogradec–Qafë Thanë: Humb jetën një 26-vjeçare nga Struga

Screenshot

🔴Tragjedi në rrugën Pogradec–Qafë Thanë: Humb jetën një 26-vjeçare nga Struga

🚨 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku për pasojë ka humbur jetën një 26-vjeçare nga Struga.

🚗 Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte nga Korça është përplasur me një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

💔 Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë 26-vjeçarja nga Struga, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me targa të huaja.

🏥 Katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

👮‍♂️ Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.

🕊️ Ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës.

Struga #Pogradec #QafeThane #Aksident #Lajme #StrugaPress