Ali Ahmeti paralajmëron pensionimin e tij

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti paralajmëron pensionimin e tij. Ai tha se së shpejti do të ulet bashkë me veteranët e partisë. Këto komente i bëri gjatë një aktiviteti partiak në Kumanovë. Ahmeti tha se nuk është e rastësishme formimi i komitetit të veteranëve pranë këtij subjekti politik.

“Unë nuk do të rri kryetar partie. Edhe unë dua të rreshtohem tek veteranët dhe të shohin se si luftoj unë si veteran”, deklaroi Ahmeti./Alsat.mk.