Të mos më qajnë motrat tha… (Dëshmorit Inajet Istrefi)

Të mos më qajnë motrat tha…

(Dëshmorit Inajet Istrefi)

E vranë se deshën lirinë t’ia vrasin
Lirinë e fshehur në buzëqeshje
Me gjithë pranverat, nëntëmbëdhjetë
Që i mori në varr me vete…

Askush lirinë dot s’ia preku
Këtë amanet mbi amanete
Flijoi pranverat i buzëqeshur
Dhe veç lirinë mori me vete…

3.
Të mos më qajnë motrat, tha
As nëna të mos presë në prag
Se do vonohem kësaj here
Se kam përpara një rrugë të gjatë…

Lebit Murtishi