Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të bashkëluftëtarit të tij, Sahit Jashari, duke shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen e tij nga jeta.
Me këtë rast, Ahmeti vlerësoi kontributin e Sahit Jasharit në periudhat më të vështira të luftës për liri, duke theksuar se ai i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe dhanë kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës.
“Me pikëllim të thellë mora pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit tim, Sahit Jashari. Sahiti i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së lirisë në kohët më të vështira, duke dhënë kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës,” u shpreh Ahmeti.
Ai u përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit.
Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti nderoi kujtimin e Sahit Jasharit me fjalët: “Qoftë i përhershëm kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi!”
Ja postimi plotë:
Me pikëllim të thellë mora pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit tim, Sahit Jashari. Sahiti i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së lirisë në kohët më të vështira, duke dhënë kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij.
Qoftë i përhershëm kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lavdi!




