🇦🇱 Shqipëria zhgënjen në Tiranë, Luksemburgu fiton me golin e Danel Sinanit
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje 1:0 nga Luksemburgu në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, në një atmosferë me tribuna thuajse bosh.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Danel Sinani në minutën e 8-të. Ironikisht, futbollisti me prejardhje nga Dragashi i Prizrenit ishte ai që vendosi fatin e sfidës në favor të mysafirëve.
Për Shqipërinë, ky ishte një tjetër rezultat zhgënjyes në këtë grumbullim, pasi kuqezinjtë e mbyllin ciklin me dy humbje minimale 1:0, fillimisht ndaj Izraelit dhe tani kundër Luksemburgut, të dyja në Tiranë.
Kështu, trajneri i ri i Shqipërisë nuk ka arritur të nisë aventurën e tij me rezultat pozitiv, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë reagim në sfidat e ardhshme. 🇦🇱⚽
