Më 05/06.06.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Gj.D. (30) nga Velesi, F.P. (28) nga Kumanova, si dhe I.M. (23), B.V. (27), A.B. (27) dhe A.Sh. (29), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë e ngurtë dhe substancë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 05.06.2026, në orën 23:40, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria E.B. (19) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 06.06.2026, në orën 01:00, në rrugën “Partizanska”, pranë sallës së sportit në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria S.T. nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
