Mexhiti nga Brukseli: Integrimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik, komunat kanë rol kyç

Screenshot

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, po merr pjesë në sesionin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) pranë Komitetit Evropian të Rajoneve, i cili po zhvillon punimet në Bruksel.

Në këtë forum të rëndësishëm, Mexhiti ndodhet së bashku me përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe rajonal nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga vendet kandidate për anëtarësim.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë Mexhiti, ky sesion shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe diskutimin e sfidave që lidhen direkt me procesin e integrimit evropian. Fokus i veçantë po i kushtohet rolit që ka pushteti lokal në këtë rrugëtim.

“Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë së Veriut, ndërsa komunat kanë rol kyç si në procesin eurointegrues ashtu edhe në zbatimin e reformave, duke qenë partnerë të drejtpërdrejtë në përafrimin e standardeve lokale me ato evropiane dhe në përmbushjen e agjendës së integrimit,” ka nënvizuar Mexhiti.Gjatë punimeve në Bruksel, diskutimet janë përqendruar në rrugën drejt anëtarësimit, vazhdimin e reformave të nevojshme dhe fuqizimin e pushtetit lokal si një hallkë e rëndësishme dhe e domosdoshme që e Certified vendin më afër familjes evropiane. (INA)