Edhe një parti do t’i shtohet skenës politike në Maqedoni, ja kush e formon

Biznesmeni dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski, përmes një publikimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen vizionit të tij për të ardhmen e shtetit, përcjellë Tema.mk

Në një pjesë të kolumnës së tij të nesërme me titull “Maqedonia në udhëkryq – ka ardhur koha ta rikthejmë shtetin”, Kostovski thekson se partia do të përbëhet nga anëtarë madhorë pa kufizim moshe dhe do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë që Maqedonia të mbetet një shtet ku gjeneratat e ardhshme do të kenë perspektivë.

“Nuk kërkoj pushtet për veten time, por mundësi për vetëdijesim në nivel shtetëror. Maqedonia të jetë para çdo partie”, ka porositur Kostovski në publikimin e tij.