Trafiku normal në gjithë vendin, LAMM: Nuk ka pritje të gjata në kufij

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, informon LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.