Alarm në rrugët e Maqedonisë së Veriut: 18 shoferë të arrestuar për vozitje të rrezikshme, mes tyre edhe të mitur

Policia në Macedonine e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka intensifikuar kontrollet në komunikacion, duke arrestuar gjithsej 18 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve informon tetovasot.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, 12 prej shoferëve të ndaluar kanë drejtuar automjet pa poseduar patentë shoferi, ndërsa pesë nga ta kanë qenë të mitur.

Po ashtu, katër persona janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë janë konstatuar se njëkohësisht kanë qenë pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Rastet më të shumta janë evidentuar në Skopje dhe Kičevo, ku policia ka ndaluar edhe disa të mitur pas timonit.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime penale, ndërsa apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë sigurinë në rrugë.