Mickoski: Më shumë se një miliard është investuar në autostradën Kërçovë – Ohër, pres që të përfundojë më së voni deri në tremujorin e parë të vitit 2027

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse po punohet aktivisht për lidhjen rrugore të Kërçovës, deklaroi:

„Para disa ditësh, së bashku me gazetarët, realizuam një vizitë në aktivitetet ndërtimore që po zhvillohen në autostradë, fillimisht në segmentin Gostivar–Bukojçan, e më pas edhe Kërçovë – Ohër. Më shumë se një miliardë euro investohen në këtë segment rrugor dhe pres që aksi Kërçovë – Ohër të përfundojë më së voni në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, diçka që ishte harruar. Jo vetëm që ishte harruar, por ishte edhe shkatërruar. Tani po shqyrtojmë mundësinë që më në fund të ketë përgjegjësi për mënyrën se si ishte lënë në mëshirë të kohës. Gjithashtu, jemi në fazë të avancuar, siç dëgjuat edhe nga vetë realizuesi i rrugës, praktikisht nga Gostivari deri në Bukojçan, se jemi në fazë të avancuar për realizimin edhe të atij segmenti, tashmë do të thosha, nga numri i përgjithshëm i kilometrave, mendoj rreth tridhjetë kilometra, mendoj se gjysma tashmë është depërtuar.

Sa i përket segmentit urbanistik, marrëdhëniet pronësore-juridike janë përmbyllur plotësisht. Kështu që kontraktuesi mund të punojë dhe ta përfundojë edhe atë pjesë të autostradës.”