Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyjnë në një fazë të re, pavarësisht një armëpushimi të brishtë që ka qenë në fuqi prej një muaji. Teherani paralajmëron se SHBA-të nuk duhet ta konsiderojnë situatën aktuale një fitore diplomatike ose ushtarake, ndërsa Uashingtoni madje po shqyrton rifillimin e operacioneve të mëdha ushtarake. Presidenti amerikan Donald Tramp tha se armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në fije të perit. Ai e krahasoi situatën me një pacient me pak shanse për të mbijetuar. Ndërkohë kryenegociatori i Iranit, Mohamad Baqer Kalibaf, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë alternativë tjetër përveç se të pranojnë kundërpropozimin e fundit të Teheranit për përfundimin e luftës. “Sa më gjatë ata i zvarrisin këmbët, më shumë do të paguajnë taksapaguesit amerikanë për këtë çështje”, shtoi Baqer.
“Ata mendonin se unë do të lodhem nga kjo, ose do të mërzitem, ose do të kem presion, por nuk ka asnjë presion. Ne do të kemi një fitore të plotë. Në teori, ne tashmë kemi pasur një fitore të plotë nga pikëpamja ushtarake. Ushtria e tyre është e shkatërruar. Ata kishin 159 anije. Tani kanë zero. Ata nuk kanë forcë ajrore. Dhe pastaj kthehen e duan të negociojnë dhe na japin një propozim të marrë. Është një propozim i marrë. Askush nuk do ta pranonte,” deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-së. /Alsat.mk
