Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit kërkon që kryeministri sa më shpejt t’i kërkojë Kuvendit të shpallë zgjedhje të parakohshme, duke thënë se për shqiptarët zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm nga VLEN-i.
“Aleanca për Shqiptarët mbështet dhe inkurajon kryeministrin e vendit që sa më parë t’i bëjë thirrje kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të mundësuar lehtësimin dhe debllokimin e procesit eurointegrues të vendit, i cili po mbahet peng nga kjo qeveri”.
“Për shqiptarët zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm nga përfaqësuesit e pafuqishëm të shqiptarëve VLEN, të cilët kanë tradhëtuar rëndë pritshmëritë e shqiptarëve.VLEN mori përgjegjësinë për të hequr balancuesin dhe e zëvendësoi atë me një ligj skandaloz për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke penguar reformën e vërtetë”.
“Ky formacion politik i quajtur VLEN nuk kishte fuqinë politike për të mundësuar provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe për studentët shqiptar dhe nuk i mbështeti ata, nuk e realizoi premtimin për ndryshime kushtetuese edhe pse vetë liderët e VLEN-it deklarativisht e kishin kusht për këtë qeveri duke kërcënuar madje se nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese ne do ta lëshojmë qeverinë, gjë që nuk ndodhi, lejoi degradimin e gjuhës shqipe në institucione dhe solli nënçmim institucional ndaj shqiptarëve”, thonë nga ASH.
