Në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, sot në Strugë u zhvillua një aktivitet përkujtimor me pjesëmarrjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke nisur nga fshati Dollogozhdë.
Në këtë ditë me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, Ahmeti së bashku me të pranishmit u përkulën me respekt të thellë para veprës dhe sakrificës së dëshmorëve, duke bërë homazhe pranë vendprehjes së Nuri Mazari (Komandant Struga), Selman Seferi, Islam Veliu, Refajet Dervishi dhe Nuri Ameti Capri.
Kujtimi i tyre mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë, si dëshmi e përkushtimit dhe sakrificës për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Lavdi e përjetshme veprës së tyre!
