Komunalja e Strugës dhe “Burgu i Teferiçit” bashkë për një mjedis më të pastër – të dënuarit mbjellin drunj

Screenshot

Në një shembull pozitiv bashkëpunimi dhe përgjegjësie shoqërore, të dënuarit nga burgu i njohur si i “Teferiçit” në Strugë kanë realizuar një aksion për mbjelljen e drunjve, të siguruar si donacion nga Ndërmarrja Publike Komunale Struga.

Ky aktivitet, i zhvilluar në kuadër të angazhimeve të regjimit të hapur, synon të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit jetësor dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në qytet.

Nga Komunale Struga vlerësojnë se iniciativa të tilla jo vetëm që ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit, por njëkohësisht shërbejnë edhe si model i mirë për përgjegjësi dhe solidaritet shoqëror.

Aksioni shihet si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një mjedisi më të pastër, duke përfshirë edhe personat e dënuar në aktivitete të dobishme për komunitetin dhe në procesin e tyre të riintegrimit.