Rriten çmimet e fruta-perimeve, dallime të mëdha mes marketeve dhe tregjeve të gjelbra

Çmimet e frutave dhe perimeve thyejnë rekorde. Sipas analizës së televizionit Alsat, çmimet në tregje në krahasim me marketet dallojnë dukshëm. Disa markete kanë çmime më të lira në krahasim me tregjet e gjelbra, ndërsa një pjesë e madhe e zinxhirëve të marketeve po thyejnë rekorde me çmimet e frutave dhe perimeve.

Produkt     Treg (den.)     Market (den.)          Diferenca

Domate       120–150             72–260                     ↓30 deri ↑140

Tranguj          50                        55–75                      ↑5 deri ↑25

Limon          150                    129–160                    ↓21 deri ↑10

Lakër              40                        20–40                      ↓20 deri 0

Marule           40                        35–45                      ↓5 deri ↑5

Patate            60                        26–38                      ↓22 deri ↓34

Spec               160                      140–160                  ↓20 deri 0

Qepë               50                         30–40                    ↓10 deri ↓20

Karrota          50                         33–40                    ↓10 deri ↓17

Qytetarët kanë mendime të ndara, por pjesa më e madhe megjithatë zgjedhin të bëjnë pazar në markete.

“Mu më përshtatet më shumë në market, çmimet janë të vendosura te produktet dhe aty nuk ka hapësirë për të bërë pazar më lirë apo më shtrenjtë,” tha një qytetar.

“Ku janë çmimet më të përshtatshme, në treg? Varet. Nga marketet e mëdha është afërsisht njësoj me tregun, por zakonisht nga tregu i marr më të freskëta,” tha një qytetare.

Prodhuesit arsyetohen se çmimet në tregje janë më të larta sepse produktet janë më cilësore. Sipas tyre, produktet e prodhimit vendor dhe ato të kultivuara nën najlon nuk janë të njëjta.

“Ky është malli im, unë me sallatë e shes 40 denarë, mezi e shes, dhe 30 do t’ua jap nëse nuk shkon, çfarë të bëj, duhet ta shes. Pra nuk është e njëjta cilësi. Ja kastraveci tani është 50 denarë, por nuk është ai kastravec që unë e këpus nga kopshti im. Kjo është gjithçka nën najlon, por populli kërkon më lirë,” u shpreh një bujk.

Ndërkohë qytetarët ankohen se çmimet në markete nuk përputhen me çmimet që publikohen në faqet e tyre zyrtare. Këtë e ka konstatuar edhe Inspektorati i Tregut. /Alsat.mk