Rron Hoxha, kampion për të dytin vit radhazi në garat regjionale të Gjuhës Angleze – ELTAM

Rron Hoxha, kampion për të dytin vit radhazi në garat regjionale të Gjuhës Angleze – ELTAM

Rron Hoxha, nxënës i klasës së gjashtë nga Livadhia e Strugës, ka shënuar një tjetër sukses të madh në garat e Gjuhës Angleze ELTAM.

Ai është shpallur kampion në garat regjionale për të dytin vit radhazi. Ky rajon përfshin komunat Strugë, Ohër, Debërcë, Dibër dhe Kërçovë, ku Rroni ka arritur të dominojë garën me rezultate të shkëlqyera.

Falë këtij suksesi, ai kualifikohet për garat shtetërore në nivel të gjithë Maqedonisë, ku vitin e kaluar kishte arritur të fitojë vendin e tretë, duke dëshmuar vazhdimësi në rezultate të larta.

Një falënderim i veçantë i dedikohet mësueses Anita Reçi Emini për përkushtimin dhe mbështetjen në këtë rrugëtim të suksesshëm.