Trump shtyn sërish afatin për Iranin: edhe 24 orë për Hormuzin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara paralajmëron bombardime ndaj infrastrukturës energjetike nëse Teherani nuk rihap ngushticën.

​Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë edhe me 24 orë afatin për Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

​“E martë, ora 20:00 sipas kohës Lindore!”, shkroi ai në platformën Truth Social, pa dhënë detaje të mëtejshme.
​Kjo është hera e tretë që Trump shtyn ultimatumin ndaj Teheranit për rihapjen e kësaj rruge jetike detare, duke shmanguar përkohësisht një përshkallëzim të menjëhershëm ushtarak.

​Fillimisht, afati ishte vendosur për pesë ditë, më pas u zgjat me 10 ditë të tjera në fund të muajit të kaluar, ndërsa skadimi i fundit ishte parashikuar për të hënën, para shtyrjes së fundit.
​Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të godasin objektivat energjetike të Iranit nëse ngushtica nuk rihapet, ndërsa njëkohësisht ka bërë presion që Irani të pranojë një propozim amerikan për përfundimin e luftës.