Tetë vite pa Mehmet Latifin

Sot 8 Vite Pa Ty …
Sotë u bënë tetë vite qē u nda fizikisht i Madhi Memo!
Pas një sëmundje të rend, më 4 prll në Strugë u nda nga familja, miqtë, shokët dhe kolegët, gazetari dhe publicisti MEHMET LATIFI (1949-2018), duke na lënë me dhimbje e trishtim të thellë, por njëherit edhe kujtime të pashlyeshme.
Na le të gjithëve të pikëlluar,por dhe krenarë që patem një nejri të çmuar,
të sinqertë dhe te çiltër.
Mehmet Latifi ishte një nga penat e shquara të gazetarisë, ndërsa me shkrimet e tij të dalluara për realitetin dhe përditshmërinë tonë, deri në momentet e fundit të ushtrimit të profesionit nuk u ndal duke qenë një reporter, analist dhe publicist.
Mehmeti Latifi do të përkujtohet si një frymëzues për breza e ri të gazetarëve Shqiptarë për punën dhe kontributin e madh në fushën e gazetarisë.
I palodhur dhe i papërtuar, gjithmonë në zbulim dhe mbrojtje të gjurmëve shqiptare.
Ai ishte gazetar, reporter, udhëpërshkrues, publicist dhe një enciklopedi e pasur, që la shumë vepra, fjalë dhe porosi, por edhe leksione jete.
Mungesa e tij po ndjehet nga Struga e deri tek Zara dhe Presheva e tij.
Edhe Struga, ndonjëherë më dhemb ta shoh pa ty.
Na mungon Memo.
I përjetshëm qoftë kujtimi Yt-mik i dashur dhe jasht’zakonisht i respektuar-Memet!
PUSHO NË PAQE MIKU DHE KOLEGU IM I SHTRENJTË.

-Amdi Vinca