Pas 40 vitesh përkushtim të palodhur në shërbim të pacientëve dhe mjekësisë, Dr. Sami Mena mbyll një kapitull të jashtëzakonshëm profesional duke dalë në pension.
Mirënjohje për kontributin, përkushtimin dhe shembullin që ka lënë për brezat. Respekt i thellë për një rrugëtim që frymëzon.
Në emër të Spitalit të Specializuar për Nefrologji i urojmë shëndet, qetësi dhe shumë vite të bukura në këtë kapitull të ri të jetës!
