Një aeroplan i vogël u rrëzua sot në Liqenin e Mavrovës. Në bord ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve pësoi lëndime trupore, njoftoi Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).
“Incidenti u raportua në numrin 112, dhe informacioni u përcoll menjëherë nga QMK në SPB-Tetovë, Shërbimin Mjekësor të Urgjencës dhe Qendrën Rajonale të Menaxhimit të Krizave (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje emergjente”, njoftojnë nga QMK.
