Kampionati i 16-të Shtetëror i Barmenëve – Maqedoni

Në edicionin e 16-të të Kampionatit Shtetëror të Barmenëve në Maqedoni, i cili bashkoi barmenët më të talentuar nga e gjithë vendi, mori pjesë edhe Ejup Alimi nga Struga. Ai u prezantua me një koktel të veçantë, jo vetëm për shijen unike dhe përbërësit e zgjedhur me kujdes, por edhe për paraqitjen kreative – një dekor në formë zemre që simbolizonte pasionin, përkushtimin dhe dashurinë që ai ka për këtë profesion.

Ky detaj simbolik e bëri koktelin edhe më të veçantë dhe të paharrueshëm për jurinë dhe publikun, duke i sjellë Ejupit një çmim të rëndësishëm në garë. Ai tregoi se miksologjia nuk është vetëm përgatitje pijeje, por një art i tërë që vjen nga zemra.

Pas suksesit, Ejupi shprehu falënderime të thella: “Një mirënjohje e veçantë për Sky Drinin dhe pronarin Argjent Hani për mbështetjen e palodhur dhe motivimin që më kanë dhënë çdo hap të rrugës. Ky çmim është fryt i bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.”

Ky ishte një hap i madh për Ejupin, por edhe një dëshmi që pasioni dhe kreativiteti janë çelësi i suksesit në çdo fushë.

struga #coctails