OKUPIMI FASHIST I TOKAVE ANËSORE TË BANUARA ME SHQIPTARË DHE FOTOGRAFITE E SHQIPTARËVE STRUGAN NË CEREMONIN FASHISTO-ITALIANE TË VITIT 1941

(Poshtë kemi 13 fotografi te sapo hapura nga arkivat shteterore Italiane LUCE, behet fjale per ceremonin e të rënëve fashistë dhe mikpritja nga ana e shqiptarëvë tëStrugës dhe katundet e sajë,…)

Pas kapitullimit të mbretërisë jugosllave dhe greke në prill të vitit 1941, forcat fashiste filluan t’i copëtojnë vendet e okupuara. Në konferencën e Vjenës në prill të vitit 1941, në takimin Kano-Ribentrop, Shqipërisë së okupuar nga tokat jugosllave iu dhanë pjesë të Maqedonisë së sotme Perëndimore dhe pjesë të Kosovës. Përveç këtyre tokave, Shqipëria e “fitoi” edhe pjesën veriore të Epirit në Greqi, ku gjithashtu jetonte një popullsi e konsiderueshme shqiptare. Kështu toka e Shqipërisë thuajse dyfish u rrit. Fashistët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendorë e shfrytëzuan këtë gjendje që këtë zgjerim tokësor ta paraqesin si përmbushje të synimeve shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar në kuadër të kufijve të tyre etnikë.

Organizimi i pushtetit në pjesët kosovare dhe maqedonase të Shqipërisë etnike iu besua Komisariatit të Lartë Civil për Kosovë, Dibër dhe Strugë në krye të të cilit qëndronte Fejzi Alizoti në cilësinë e ministrit të qeverisë kuislinge shqiptare. Më vonë, ky komisariat civil u ndryshua me të ashtuquajturën Ministri e Viseve të Çliruara, e cila veproi deri në shkurt të vitit 1943.

Në tokat e çliruara u formuan 4 prefektura: Prizreni, Peja, Dibra dhe Prishtina. Në funksionet më të larta nëpër prefektura u vendosën persona nga radhët e kuislingëve, ndërsa për zgjedhjen e tyre kujdesej qeveria në Tiranë. Gjithashtu, në këto toka u vendosën edhe forca të shumta ushtarako-policore.

Jashtë zonës okupuese mbeti popullsia shqiptare e cila jetonte në viset e Kosovës dhe Maqedonisë, të cilat ranë nën okupimin bullgar. Aty bënte pjesë rrethina e Ferizajt dhe qytetet vijuese me rrethet e tyre të banuara me shqiptarë: Kaçaniku, Vitia, Gjilani, Presheva, Bujanoci, Shkupi dhe Kumanova.

Në zonën bullgare të okupimit, jeta e shqiptarëve ishte shumë ndryshe sesa në atë italiane. Pushteti fashist bullgar e vendosi gjuhën bullgare si zyrtare dhe e tërë administrata ishte bullgare. Nxënësit ishin të detyruar që nëpër shkolla të mësojnë në gjuhën bullgare, e cila ishte pjesë e politikës për bullgarizim të popullsisë. Regjimi bullgar zbatonte masa shtypëse ndaj popullsisë së okupuar, i ndihmuar nga aparati i fuqishëm policor dhe administrativ, i cili nuk kishte përkrahje nga popullsia vendore.

PËRFITIMET NGA OKUPIMI ITALIAN NË TOKAT JASHTË SHQIPËRISË

Edhe pse bashkimi u bë nën kapelën fashiste, megjithatë për popullsinë shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore kishte rëndësi të madhe historike. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare bashkë me atë italiane. Për herë të parë u hapën shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, u legalizua përdorimi i simboleve kombëtare dhe u lejua organizimi politik në bazë kombëtare. Administrata vendore ishte në duart e shqiptarëve, të cilët i përbënin edhe forcat lokale policore.

Autonominë e këtillë shqiptarët e gëzonin gjatë gjithë kohës së sundimit italian dhe vazhduan ta gëzojnë edhe pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1943 dhe marrjen e pushtetit në Shqipëri nga gjermanët.

“STRUGA DHE SHQIPTARËT STRUGANË NË KOHËN FASHISTE, 3 VITE PARA MASAKRËS TË FSHATIT LADORISHT”

Shqiptarët e Strugës nga katunde të ndryshëm si Veleshta apo Livadhia, marrin pjesë në ceremonin Shqiptaro-Italiane, nderojnë me lule ushtarët e luftës Fashisto-Italian të rënë nga dora e zeze jugosllave.
Strugë: 28 Gushtë të vitit 1941 (3 vjet para masakrës së fshatit Ladorisht, masakër e cila ndodhi për fajin e disa të shiturve komunisto-jugosllav) .