Fëmijë katërvjeçar vdes në Spitalin e Strugës

Një fëmijë katërvjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Strugës, njoftoi sot SPB Ohër shkruan Strugalajm.

Sipas informacionit, rasti është raportuar në polici në orën 09:50 nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë.

– Personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë ka raportuar se në repartin e Pediatrisë është sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Struga, i cili për një kohë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, ai ka ndërruar jetë – tha zëdhënësi Stefan Dimoski.

Policia, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.