Më datë 1 janar 2025, në ora 01:10 pas mesnate, në Ministrinë për Punë të Brendshme (MPB) në Strugë është raportuar një zjarr në një shtëpi private në rrugën “Brigada Proletare.”
Sipas njoftimit nga MPB – Ohër, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar gjatë incidentit. Në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Struga, e cila ka arritur të vërë zjarrin nën kontroll.
Rrethanat dhe shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë rastin.
