SHKOLLA, FAMILJA – DHE FËMIJËT!
Kuptimin dhe vlerën e jetës e gjejmë në shkollim! Edhe në kohërat më të vështira shkolla i ofron zgjidhjet më të mira për jetën e sigurtë! Shkolla dhe familja janë dy ambiente që e mundësojnë parashikimin dhe ndërtimin e ardhmërisë. Përmes mbështetjes të shëndetit mendor fëmijët kanë një mirëqenie më të mirë emocionale dhe më shumë sukses në menaxhimin me jetën e tyre.Familja është vendi ku nis jeta me forcën e dashurisë të pambaruar. Shkolla e parë e jetës është familja. Aty kultivohet edukata spontane! Me edukatën familjare , njeriu bëhet personalitet! Edukata e mirë familjare është dhurata më e mirë, për një fëmijë! Ditën kur lindë fëmija lindin edhe dy edukator ,dy mësues të palodhshëm,dy kujdestar, që detyrën e ushtrojnë të motivuar nga dashuria! Prindërimi është një punë e lodhshme dhe e përjetshme. Fillon prej lindjes të fëmijës kur pritjet janë të mëdha, dhe vazhdon edhe kur fëmija do të rritet dhe pavarsohet! Nëse prindërit, sot investojnë në edukimit e fëmijës, nesër do të krenohen me rolin e tyre, kur fëmija do të bëhet prodhues i sukseseve! Shembulli i prindërve të mire bëhet shtylla kryesore në konceptimin e botës së fëmijës ! Shkolla dhe familja janë dy mjedise ku fëmijët bëhen të lumtur,aty asnjëherë nuk ndihen të braktisur dhe të pavlefshëm ! Edukata e fëmijës, është çelsi i vogël,për lumturi të madhe!
Familja është vatër e lidhjeve të brendshme empatike. Aty fëmijët e fitojnë : sigurinë, mbështetjen, kujdesin, dhe inkurajimin. Jeta në familje, është vetë j e t a! Aty krijohet qarku i kohezionit të përhershëm i lidhur me sinqeritet! Kur familja është në kohezion , ndjenjat e lumturisë janë më fort të shprehura! Në familjen me strukturë të organizuar edukohet fëmija si personalitet i aftë të gjykoj dhe veproj në frymën e intelektualizmit! Edukata e mirë në fëmijëri, prindërve u sjell rehati në pleqëri!
