![IMG_5676](https://i0.wp.com/www.strugapost.com/wp-content/uploads/2024/05/IMG_5676.jpeg?resize=678%2C381&ssl=1)
Afrim Gashi kryetari i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, ka deklaruar se ata garantojnë që çdo ministër, edhe kryeministri, çdo drejtor do të jetë në funksion të qytetarëve.
Ai tha se kjo ka qenë beteja e tyre.
“Sikur që shqiptarët ministrat shqiptarë do të jenë të detyruar të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit dhe qeverisje të mirë në gjithë territorin e shtetit, ne të njëjtën do ta kërkojmë prej secilit ministër nga VMRO-DPMNE që qytetarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë pa dallim partie, etnie, religjioni e cfarëdo përkatësie tjetër”, tha Gashi në intervistë për TV Alsat.
Sa i përket riorganizimit të ministrive, Gashi tha se mandatari i ardhshëm Hritijan Mickoski, ka diskutuar me ta dhe se së bashku do t’i realizojnë ato ide.