Distria Krasniqi, kampione e Evropës

Tokyo 2020 Olympics - Judo - Women's 48kg - Semifinal - Nippon Budokan - Tokyo, Japan - July 24, 2021. Distria Krasniqi of Kosovo reacts after winning REUTERS/Hannah Mckay

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është bërë kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi në finale e mundi nënkampionen olimpike, Odette Giufrida, ndërsa Disi shënoi katër fitore në kategorinë -52 kilogram, njofton Klankosova.tv.

Është kjo medalja e gjashtë evropiane e Disit si seniore, e dyta e artë pas asaj të vitit 2021.