PËR ZGJEDHJE SIPAS PARADIGMËS PERËNDIMORE!

PËR ZGJEDHJE SIPAS PARADIGMËS PERËNDIMORE!

Kush është marrë me politikë e dine se është punë e vështirë, kush nuk është marrë me politikë nuk i dine anët utilitariste të saja! Disa njerëz kanë lindur me prirje për politikë ,me atavizma të një tipi me “aftësi” politike për vedosjen e rendit në jetën politike! Liderët e partive me dispozita udhëheqëse kanë potencial për organizimin e zgjedhjeve me dinjitet sipas vlerave civilizuese, pa retorikë diskredituese! Ndërmjet partive duhet të ketë, kompeticion me ide dhe vlera kompatibile sipas standardeve perëndimore, me kuantifikimin e kulturës zgjedhore! Çdo parti në garën zgjedhore duhet të ofroj program të realizueshëm e cila në praktikë qytetarëve do tu siguroj besim në katër vitet e ardhëshme! Në zgjedhjet e tanishme para zgjedhjeve e kemi fenomenin e polarizimit, të partive politike në dy blloqe ose koalicione kundërshtare! Grupimi i këtillë gërshetohet me interesat parciale të më shumë partive që participojnë në koalicion me një parti të madhe për të realizuar fitore, me të vetmen intencë formimin e qeverisë së përbashkët ose e kundërta për formimin e opozitës së fortë!
Antipodi i një koalicioni mund të jetë digresioni (largimi) i një partie nga koalicioni që e rrënon kohezionin e përkohshmëm, me prishjen e “formulës” për unitet funksional! Rrënimi i një koalicioni hap diskutime paradoksale për arsyetime politike! Cilësia e komunikimit të një partie politike me elektoratin është faktori kyq për fitore të suksesshme! Partitë duhet të koncentrohen në energjinë ngazëlluese që me kulturën politike ta harmonizojnë jetën politike!
Partitë, programet dhe zgjedhjet- janë tre koncepte të pandashme që i prekin ndjenjat më “intime” të votuesve të cilët janë pjesa e pandashme e realitetit politik! Koalicionet partiake e kanë përvetsuar devizën (idenë) për drejtësi dhe barazi sociale,për integrimin në UE, punësime të reja, premtime për standard më të lartë, sigurimin e punësimeve të përhershme për punonjësit me kontrata të përkohshme, si një “moto” altruiste për realizimin e idealeve demokratike …! Kur aktivitetet partiake artikulohen me përceptimet dhe pritjet e qytetarëve krijohet hapsira “magnetike” për tërheqjen e votuesve të papërcaktuar! Votuesit e papërcaktuar janë “guri i qoshes” për fitore! Votimi nuk është vetëm proces teknik,por akt “shpirtëror” që esencën e vet e ka te besimi,sepse njeriu nuk është vetëm “kafshë politike” por edhe personalitet me përgjegjsi për vendimet e tij! Koalicioni që e ka senzibilitetin e duhur për ti kuptuar votuesit empatizon dhe komunikon me “ndërgjegje të zgjuar”, do ta mbjellë “pemën” e fitores!

-prof.Muhamet Borova