Të martën votojnë personat e sëmurë dhe të paaftë

Në ndërkohë, 69 persona të sëmurë dhe të paaftë janë paraqitur për votim në kushte shtëpiake në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë. Të njëjtit do të mund të votojnë një ditë para zgjedhjeve, respektivisht më 23 prill.

Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë tashmë është kompletuar dhe po zhvillon përgatitjet e fundit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet më 24 prill, ditën e mërkurë. Ky komision, deri para një kohe nuk kishte kryetar dhe zëvendëskryetar, ndërsa së fundmi është kompletuar dhe tashmë zhvillohen përgatitjet për mbajtjen e procesit zgjedhor pa probleme.

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë theksojnë se deri më tash janë kompletuar edhe këshillat vendore që do të realizojnë procesin zgjedhor, ndërsa anëtarët e këshillave janë duke u trajnuar nga trajnues të certifikuar.