Kolli i keq/ KSI nesër do të diskutojë dilemat për vaksinimin

Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të mbajë mbledhje për të diskutuar rreth kaosit të krijuar pas vendimit për mos pranim në çerdhe të fëmijëve të pa vaksinuar plotësisht me DI-TE-PER. Problem fillon që nga interpretimit i ndryshëm i fjalës “plotësisht i pa imunizuar”. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një vaksinë, e cila merret në tre doza – në moshën dy muajsh, tre muajsh dhe gjashtë muajsh, apo nëse gjithashtu përfshin rivaksinimin, i cili sipas kalendarit të imunizimit duhet të bëhet në moshën 18 muajshe. Çerdhet dhe institucionet shëndetësore nuk e dinë se si të veprojnë në rastet kur fëmija është  mbi 18 muajsh dhe nuk ka e marrë asnjë nga vaksinat, apo nuk i ka pranuar vaksinat siç parashihet në kalendarin për imunizim. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, tha se të gjitha palët duhet të kenë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.

“Kaos më i madh do të bëhet nëse fëmijët nuk vaksinohen. Nesër do të dalë Komisioni dhe do t’i  sqarojë të gjitha këto dilema. Dua të jem konciz dhe të mos dalim me qëndrime të ndryshme. Do të ketë një qëndrim, të cilit do t’i përmbahen të gjithë. Më datë 15 duhet të mbërrijnë vaksinat për të rritur për kollën e keqe” – tha Ilir Demiri, ministër i Shëndetësisë.