Katërmbëdhjetë vjet nga aksidenti me anije në liqenin e Ohrit

Nesër bëhen 14 vjet nga tragjedia në Liqenin e Ohrit ku gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën15 persona, turistë nga Bullgaria fqinje.

Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009, në orën 10:30, kur anija “Ilinden” me 57 udhëtarë ka lëvizur në relacionin nga Ohri për në Shën Naum. Mëngjesin e asaj të shtune moti ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë, liqeni i qetë, gjë që nuk paralajmëronte se do të ndodhë ndonjë aksident i parametrave të mëdha si i anijes në historinë e lundrimit në liqenin e Ohrit. “Ilinden” është përmbysur dhe është fundosur rreth 250 metra larg bregut të liqenit, pranë autokampit “Eleshec”.

Tetë nga viktimat kanë qenë banorë të komunës Anton, katër nga komuna Pirdop dhe nga një nga komunat Zllaticë, Mirkovë dhe Ribaricë.

Dy javë pas fundosjes, anija “Ilinden” më 19 shtator u tërhoq në sipërfaqen e liqenit të Ohrit. Në të njëjtën ditë, anija u tërhoq në kanalin e Studençishtës, ku pas një hetimi për rregullshmërinë teknike ndodhet edhe sot si dëshmitare e tragjedisë që mori 15 jetë njerëzish.