Shtetasi i Shqipërisë nxirret i vdekur nga liqeni i Ohrit

“Më 27.08.2023 rreth orës 16.15 në SPB Ohër është denoncuar se në plazhin “Shën Naumi” nga ujërat e Liqenit të Ohrit, pa shenja jete është nxjerrë A.M. (65) nga Republika e Shqipërisë. Nga mjeku i Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja pa gjurmë të dhunës. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër. Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB-ja.