Zvogëlohet niveli i ujit të Liqenit të Dojranit dhe Ohrit

Është zvogëluar për dy centimetra niveli i ujit të Liqenit të Dojranit, ndërsa për një centimetër niveli i Liqenit të Ohrit, ndërsa niveli i Liqenit të Prespës është njejtë si dje, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Me këtë, niveli i Liqenit të Ohrit është për katër centrimetra më i lartë nga mesatarja për gushtin, ndërsa nivelet e dy liqeneve tjera natyrore në vend janë më të ulëta nga mesataret edhe atë për 1,22 metra tek Liqeni i Dojranit dhe për 1,8 metra tek Liqeni i Prespës.

Për dallim nga liqenet, nibvelet e lumenjve zakonisht janë të ngjashme si të djeshmet ose janë pak më të ulëta. Kërcimi më të madh të nivelit prej tetë centrimetrave ka lumi Vardar në vendin matës afër Demir Kapisë.