Shpëtohen dy persona që kishin ngecur me varkë në liqenin e Ohrit

Nga MPB njoftojnë se sot rreth orës 09:35 është raportuar se një varkë me dy të mitur, në mënyrë të pakontrolluar po largohej në drejtim të kufirit me Shqipërinë, përcjell TV21. Nga MPb thonë se janë marrë masat e duhura dhe se dy të miturit janë shpëtuar.

“Sipas raportit, anëtarët e klubit të kanotazhit i janë afruar varkës, por për shkak të erës së fortë nuk kanë mundur ta nxjerrin në breg. Pas marrjes së masave, punonjësit policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit”, stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Frangovë” dhe pjesëtarë të klubit të kanotazhit kanë gjetur varkën një kilometër para hotelit “Izgrev” në Strugë, pas çka me skaf zyrtar të miturit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë transportuar në mënyrë të sigurtë në bregun e liqenit”, shtojnë nga MPB.