Salim Sulejmani mirëpret Ejup ef Jakupin, ish imamin e xhamisë Halveti Teke i cili për shtatë vite shërben në xhaminë shqiptare në Chikago

Kisha kënaqësinë që në zyrën e myftinisë të mirëpres Ejup ef Jakupin, ish imamin e xhamisë Halveti Teke i cili për shtatë vite shërben në xhaminë shqiptare në Chikago.
Ejup ef i urova mirëseardhje si dhe biseduam rreth jetës fetare në Amerikë, sfidat e thirrjes islame atje dhe organizimin e jetës fetare tek ne.
Lus Zotin e Madhërishëm që Ejup ef ti japi shëndet, suksese dhe shpresojmë që angazhimin e tij profesional ta vazhdojë në Strugën tonë, sepse është nga imamët më të suksesshëm dhe më puntor kudo që vepron.