Ariz Saiti – Mendon se din!

Mendon se din!

-Shenja bazë që dija është provë kundër jush është se ju e shihni veten më të madh dhe më të mirë nga të tjerët,sepse dini diçka dhe të tjerët jo.
Nëse studimi ,praktikimi,ju bën nervoz, grindavec, nëse futeni në debat pasi mendoni se keni shumë informacione, nëse filloni ta shihni veten më të mirë se të tjerët, kthehuni në fillim, nuk keni studiuar mirë, sado larg të keni arritur. .
Kujtoni se me njerëzit që mendojnë se janë dijetarë ndërsa e prishën nijetin do të ndizet zjarri i xhehenemit. Kujdesu për veten!
-Gjithçka e shkruar këtu mund të hyjë në njërin vesh dhe del nga tjetri, sepse nga natyra jemi mendjemëdhenj dhe nuk pranojmë këshilla, ndaj ju lutemi lexoni sa më tepër para se të devijoni ose të ngarkoheni me mëkate!