Xhemi Hajredini – Më 28 nëntor…

🇦🇱 ️Më 28 nëntor 1443 kryetrimi Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës…
🇦🇱 ️Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë…
🇦🇱 ️Më 28 nëntor 1997 me këtë flamur kuq e zi doli hapur UÇK-ja për të paralajmëruar armiqtë se tanimë ka ndërruar kursi i rezistencës…
🇦🇱 ️Flamuri ynë kombëtar ka shoqëruar edhe shumë ngjarje të mëdha historike…
Kur mban në dorë këtë ️FLAMUR SHKABË 🇦🇱 të shpërthen një emocion i veçantë që të lidh me historinë e kaluar të kombit.
🇦🇱 ️️Flamur + Himni kombëtar = Unifikim i shpirtit me zërin.
GËZUAR DITËN E FLAMURIT DHE 110-VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË! 🇦🇱 ️
(Në foto me Kryesinë e Shoqatës së Mërgimtarëve të f. Ladorisht në Zvicër, ku organizuam një manifestim madhështor kushtuar Masakrës së Ladorishtit (1944) dhe Festave të nëntorit)