Delegacion i myftinisë së Strugës në krye me myftiun Salim ef. Sulejmani vizituan xhematet në Wien të Austrisë

Falënderime dhe mirënjohje….

Ditëve të kaluara një delegacion i myftinisë së Strugës në përbërje të myftiut Salim ef. Sulejmanit dhe imamët Abdulkadri ef Sheji dhe Shefit ef Ajredini vizituan xhematet tona në Wien të Austrisë, përkatësishtë xhaminë Afrim Zhitia dhe xhaminë El Kalem. Vizita ishte me qëllim të informimit për iniciativën e blerjes së vakëfit pranë Hamamit në afërsi të xhamisë Mustafa Çelebi. Me këtë rast kryesitë e xhamive përkatëse ditën e xhuma organizuan aksion për këtë rast. Nga aksioni i organizuar në xhaminë El Kalem u tubuan 5130 euro, ndërsa në xhaminë Afrim Zhitia u tubuan 3740 euro. Të dielën delegacioni i myftinisë në xhaminë El Kalem mbajti takim me afaristët strugan dhe më gjërë ndërsa në këtë takim u tubuan 22340 euro. Në total u tubuan 31210 euro. Allahu i shpërbleftë të gjithë donatorët për bujarinë e tyre, por edhe imamët dhe kryesitë e xhamive të lartpërmendura për mikëpritjen dhe organizimin e këtyre aksioneve.
Ju jemi mirënjohës gjithmonë, Zoti ju bekoftë.